Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se rritja e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit britanik ishte një nga pikat e diskutimit, ku asistimi me ekspertizë në draftimin e legjislacionit apo në procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit mbetet një prioritet i rëndësishëm.