Mbi 600 incidente me sfond anticigan besohet të jenë regjistruar këtë vit në Gjermani. Për herë të parë Qendra e Raportimit dhe Informimit të Anticiganizmit dokumentoi se ku dhe si shfaqet anticiganizmi në Gjermani. Përfundimi i saj ishte se shpesh ai shfaqet dukshëm edhe tek vetë autoritetet e shtetit. Të gjitha rastet e diskriminimit apo dhunës janë anonime.