Një situatë e pazakontë e rritjes së nivelit të ujit të lagunës së Laguna e Nartës. Prifti i Manastirit, Jani Tereziu, lidhur me situatën e krijuar në lagunë e ka cilësuar fenomenin si të pazakontë dhe të rrallë për zonën. Sipas tij, një nga shkaqet kryesore të përmbytjes është bllokimi i kanalit të madh shkarkues të lagunës, i cili prej kohësh nuk po funksionon siç duhet për të larguar ujin drejt detit.