Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03/2026 23:04

Irani kreu një sulm të ri në Arabinë Saudite. Këtë radhë bëhet fjalë për rafinerinë “Ras Tanura”, që i përket ‘Aramco’ një prej kompanive më të mëdha të naftës në botë. Nga sulmi iranian në këtë rafineri, nuk janë raportuar lëndime në njerëz duke qenë se ishin marrë masat për të mbyllur rafinerinë, por dëmet materiale ishin të shumta. Ras Tanura u mbyll si një masë paraprake sigurie dhe situata është nën kontroll. Një zëdhënës i Ministrisë Saudite të Mbrojtjes, dy dronë u interceptuan pranë rafinerisë, mbetjet e të cilëve shkaktuan një zjarr të limituar duke shtuar se nuk pati të lënduar, Ndërkaq, çmimet globale të naftës janë rritur teksa Irani vazhdon sulmet në Lindjen e Mesme, në përgjigje të ofensivës së vazhdueshme nga SHBA-ja dhe Izraeli. Nafta u rrit për 10 për qind, duke arritur në mbi 82 dollarë për fuçi të hënën, pasi të paktën tri anije u sulmuan pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë fundjavës. Po ashtu edhe çmimet e gazit natyror u rritën deri në 25 për qind. Irani paralajmëroi anijet që të mos kalojnë nëpër këtë korridor strategjik detar në jug të vendit, përmes të cilit transportohet rreth 20 për qind e naftës dhe gazit. Sipas analistëve, transporti ndërkombëtar detar në hyrje të Ngushticës së Hormuzit pothuajse ka ndalur, duke shtuar shqetësimet për furnizimin global me energji. Ndërkohë, ari që konsiderohet aset i sigurt në kohë pasigurie u rrit me 2.3%, duke arritur në 5,395.99 dollarë për ons.

Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33