Nga 1 tetori familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat/orë energji në muaj do të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë. Enti Rregullator miratoi fashën e re të energjisë, pas propozimit nga Korporata Elektroenergjitike shqiptare. Familjet shqiptare sot e paguajnë energjinë me çmimin 9.5 lekë kilovatin për orë, ndërsa shtuar edhe TVSH-në, çmimi final shkon në 11 lekë kilovat për orë. Në këto kushte një familje që harxhon 800 kilovat/orë në muaj paguan 9 220 lekë. Nëse e kaloni këtë shumë, çmimi do të llogaritet me 42.85 lekë.