Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype” për Top Channel, sinoptikani nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, Elvi Jahaj u shpreh se gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme temeperaturat do të jenë 8 gradë mbi mesataren e zakonshme duke prekur vlerat deri në 27 apo 28 gradë celcius.