Banka e Shqipërisë tregon se kostot e punës për njësi janë rritur me ritme të përshpejtuara në tremujorin e parë të vitit 2023. Sipas analizës rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u shpejtua në 3.9%, krahasuar me nivelin prej 2.3% të tremujorit të mëparshëm.