Ndërtimi është sektori që është kthyer në lokomotivën e ekonomisë shqiptare. Gjatë dy viteve të fundit ka kontributin më të madh në prodhimin e vendit, ndërsa numri i lejeve të reja ka arritur nivele rekord. Por, kriza energjetike dhe lufta në Rusi mund ta ngadalësojnë ritmin. Instituti Statistikave shprehet se kostot e ndërtuesve janë rritur mesatarisht 5% për ndërtimin e një banese në tremujorin e parë, ku kryesojnë shpenzimet për energji dhe shpenzimet për materiale.