Numri i njerëzve në Gjermani, që janë duke vuajtur nga ndonjë lloj infeksione apo sëmundje ka mbërritur dimensione të tilla, të cilat presidenti i Shoqatës gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Emergjencat, Christian Karagiannidis, i përshkruan si “historike”. “Nuk kam parë kurrë dicka të tillë në jetën time. Shkalla e sëmundjeve në të gjithë popullatën është jashtëzakonisht e lartë”, është shprehur ai për mediat vendase. Sipas Karagiannidis, edhe pse Covid nuk është më problemi mbizotërues, në shumë rajone, shtretërit në repartet e terapisë intensive, janë pothuajse të gjithë të zënë.