Orët e para të së shtunës e gjetën Malin e Zi me një qeveri të rrëzuar. Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, me 50 vota pro dhe një kundër. Të paktën 41 nga 81 vota të parlamentit ishin të nevojshme për të rrëzuar qeverinë. Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviq, Demokratët, Partia Socialdemokrate, Partia Liberale , Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve votuan në favor të humbjes së votëbesimit.