Një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mëngjesin e së mërkurës, gjysmë milje detare në veriperëndim të aeroportit të Kalamatës, në gadishullin e Peloponezit, me pasojë vdekjen tragjike të pilotit të tij. Avioni, i cili u ngrit nga departamenti 120 i Trajnimit Ajror, ka humbur kontrollin, ndërsa po i afrohej aeroportit, pranë gardhit rrethues.