Më tepër se 40 persona kanë pësuar trauma dhe fraktura si pasojë e rrëzimit në akull në qarkun e Korçës. Ngricat rikthyen për banorët e juglindjes problematikën e çdo dimri ku rrugët dhe trotuarët e papastruar nga akulli kthehen në burim rreziku për këmbësorët.