Top Channel/ ‘Rreziku i veprimeve të Musk në qeverinë amerikane’
06/02/2025 21:43

Personi kryesor i caktuar nga Presidenti Donald Trump për të bërë ndryshime të shpejta në agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara është Elon Musk-u, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të makinave Tesla dhe kompanisë së hapësirës SpaceX. Ligjvënësit demokratë thonë se përpjekja e miliarderit të mbështetur nga Presidenti Trump për të ulur shpenzimet e qeverisë federale është e gabuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn njofton rreth veprimeve të ndërmarra nga zoti Musk në Uashington. Një protestë përpara një agjencie federale në Uashington këtë javë u fokusua tek puna e Elon Musk-ut, i caktuar nga Presidenti Donald Trump për zvogëlimin e qeverisë amerikane. Musk është personi më i pasur në botë dhe drejtues ekzekutiv i firmës së automjeteve elektrike Tesla dhe kompanisë së hapësirës SpaceX. Ai zotëron edhe kompani të tjera, përfshirë platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter. Që nga inaugurimi i Presidentit Trump, zoti Musk, si drejtues i Departamentit të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, ose DOGE, ka filluar të punojë për të shkurtuar ato, që ai dhe Presidenti Trump, i shohin si programe federale të kushtueshme. Ekipi i zoti Musk thuhet se ka fituar qasje në sistemet e pagesave të Departamentit të Thesarit dhe ka kërkuar të marrë nën kontroll Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që jep ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për mbi 100 vende. Tek selia e USAID-it pati protesta këtë javë. Presidenti Trump përsëriti sidoqoftë mbështetjen e tij për zotin Musk.“Është diçka për të cilën ai është shumë i angazhuar dhe kjo është mbresëlënëse, pasi ai drejton padyshim një kompani të madhe”, tha Presidenti Trump. Elon Musk tha se ajo çfarë zbuloi në USAID nuk mund të shpëtohet. “Ndërsa shqyrtuam USAID-in, u bë e qartë se ajo që kemi këtu nuk është një mollë me një krimb në të, por në fakt kemi vetëm një top me krimba”, tha zoti Musk. Ligjvënësit demokratë e kundërshtojnë këtë dhe thonë se është e gabuar që zoti Musk ka kaq shumë pushtet dhe pak përgjegjësi dhe mbikëqyrje, veçanërisht duke patur parasysh që SpaceX ka kontrata me qeverinë federale.“Një miliarder i pazgjedhur, i papërgjegjshëm, me konflikte të gjera interesi, lidhje të thella me Kinën dhe që vepron si një armë e papërmbajtur për të goditur armiqtë e perceptuar, po rrëmben sistemet më të rëndësishme të të dhënave financiare të vendit tonë dhe librin e kontabilitetit”, tha senatorja demokrate Patty Murray. Por Presidenti Trump thotë se Shtëpia e Bardhë po bën mbikëqyrjen e duhur për punën e Musk.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00