Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) hedh hije dyshimi mbi mundësinë e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve në veri të Kosovës në përputhje me standartet për zgjedhje të lira. Sipas saj, rrethanat aktuale e vështirësojnë së tepërmi zhvillimin e një procesi demokratik në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok, ku situate është mjaft e brishtë.