Në Shqipëri janë identifikuar 20 zona të nxehta që do të mbahen në monitorim si vatra me rrezikshmëri të lartë për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Vlerësimi ishte një proces disa vjecar që pasoi luftën në Siri dhe rekrutimin e disa dhjetëra luftëtarëve si dhe plot 145 familjeve përfshi gra dhe fëmijë.