Reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës. Sipas raportimeve zyrtare, subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, pa penguar qarkullimin.