Top Channel/ “Rrëmbehet” avioni në Rinas, shihni pamjet nga aksioni i ndërhyrjes së forcave RENEA
28/01/2022 18:10

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndoqi nga afër, në Rinas, stërvitjen e Forcave Speciale RENEA, për rastet e pengmarrjes së avionëve. Prej 4 ditësh, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit (TIA), Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje. Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cenuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitje, mund të kishte kaluar në pengmarrje. Drejtori i Përgjithshëm, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare. Në fund të stërvitjes, Drejtor Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes. Nano: “Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”. Përfaqësuesit e TIA-s kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për miratimin e kësaj stërvitjeje dhe kanë vlerësuar përgatitjen profesionale të punonjësve të Repartit Special RENEA.

Top Channel/ Irani na sulmon Parlamentin, hakerët ekspozojnë dosje
10/03 15:02
Top Channel/ Ish-kryebashkiaku Dritan Leli paraqitet në SPAK si person në dijeni
10/03 15:01
Top News- Kokaina nga Kolumbia në Frakull/ Lihen në burg tre nga të arrestuarit e grupit
10/03 14:45
Top Channel/ Gjyqi i parafundit i portugezit Saraiva, mbrojtja: S’mund të dënohet pa prova
10/03 14:23
Top News – Prostitucion në një banesë me qira, arrestohen dy rumune në Fier
10/03 13:50
Top News – Hakerohen sistemet e Kuvendit. Dalin në shesh bisedat mes deputetëve dhe administratës
10/03 13:50
Top News- Atentati për hakmarrje në 2019-tën/ Fier, dënohen me nga 20 vite burg dy autorët
10/03 13:49
Top News – Një mbrëmje Gala, aty ku arti botëror u takua me kulinarinë e lartë shqiptare
10/03 13:12
Top Channel/ Trafik armësh nga Mali i Zi/ Goditet rrjeti, fusnin armë në Shqipëri, dy të arrestuar
10/03 12:47
Top Channel/ Sofra e Ditës së Verës/ Elbasan, festimet kanë nisur që më 1 mars në gjithë qytetin
10/03 12:29
Top Channel/ Restaurohet karakolli i Çajupit/ Monumenti historik rikthehet për turizmin kulturor
10/03 12:26
Top Channel/ Ndotet lumi Seman, banorët hedhin mbeturinat në lumë, mungon shërbimi i pastrimit
10/03 12:24
Top Channel/ Miku i Liçëve i shpëton policisë! Barush Bregu hapi zjarr mbi policinë
10/03 12:22
Top Channel/ Panik nga lajmet e luftës, psikologët: Informacioni i rremë në rrit ankthin te njerëzit
10/03 12:21
Top News – Trump fal Putinin, zbut sanksionet / Flasin në telefon për luftën dhe paqen
10/03 12:11
Top News – Tritol makinës në Tiranë. Pronari i automjetit jetonte mes Shqipërisë dhe Spanjës
10/03 12:09
Top News – Përplasje mes demokratëve të Shkodrës. Shkak, kandidaturat e propozuara për kryetar dege
10/03 12:02
Top Channel/ Përfundon seanca e radhës për Ruben Saraivën, mbrojtja hedh akuza për diskriminim
10/03 11:57
Top News – ‘Korrupsion i strukturuar dhe me plan’. Raporti i SPAK për tenderat dhe legalizimet
10/03 11:45
Top News – Si pastrohen paratë në Shqipëri. Raporti i SPAK, nga kriptovalutat te sektori i ndërtimit
10/03 11:14
DIGITALB DIGITALB