Kamarieri që mori porosinë e nënkomisarit Ardian Isufi dhe personit tjetër Leart Bimo ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Vlorë. Ai u shpreh se nuk e kishte ngatërruar porosinë, siç ata pretendonin. Nënkomisari u pezullua nga detyra pas ngjarjes së paprecedentë të ndodhur në Vlorë.