Rrapet mbi gjysëmshekullor në Durrës po kthehen në rrezik për qytetarët dhe automjetet. Mbrëmjen e kaluar një prej rrapeve buzë rrugës së ish-rajonit të policisë në lagjen 5 të qytetit u këput dhe ra mbi një makinë të parkuar në anë të rrugës, duke shkaktuar dëme materiale, po dhe mungesë të energjisë në zonë derisa u ndërhy nga brigada e punimeve për heqjen e pemëve dhe sistemimin e kabllove elektrikë dhe telefonikë. Nga rënia e pemës është dëmtuar edhe një pusetë që ndodhej ngjitur me rrapin, që këtë paradite është prerë dhe larguar, ndërsa po punohet për sistemimin e pusetës dhe pjesës përreth.