Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dalë sot me një njoftim zyrtar ku sqaron me detaje operacionin e organizuar një ditë më parë, ku në bashkëpunim me Europol u lëshuan 21 masa arresti. Në njoftimin e SPAK, sqarohet roli i gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno, ndaj të cilëve u dha masa e detyrimit të paraqitjes.