Robotët inteligjentë po hyjnë gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme, duke kaluar nga laboratorët drejt shtëpive dhe bizneseve. Por ndërsa teknologjia avancon me ritme të shpejta, po shtohen edhe shqetësimet për sigurinë dhe kontrollin e tyre. Në vendet aziatike, kompani të mëdha teknologjike kanë nisur testimin e robotëve humanoidë që mund të kryejnë punë të përditshme si pastrimi, organizimi i ambienteve apo ndihma në shtëpi.