Forcat e sigurisë që do të jenë të angazhuara në takimin e kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë duhet të marrin parasysh reagimet kundër, jo vetëm të zërave ekstremistë në Greqi por edhe të mbështetësve të rithemelimit. Mbështetësit e Berishës dolën sot në një zë me forcat e djathta greke. Në emër të rithemelimit Idrit Hoxha sekretar për diasporën e quajti turin e takimeve të Ramës një tur turpi.