Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të shijuar koncertin falas të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora në Tiranë. Mbrëmja nisi me performancën e disa prej zërave më të dashur të publikut shqiptar, si Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Kida. Por atmosfera e vërtetë u ndez kur në skenë doli Rita e shoqëruar nga një grup kërcimtarësh.