Jemi në Europian. Barazimi me Moldavinë i hapi rrugë udhëtimit të kuqezinjëve në Euro 2024, duke bërë realitet ëndrrën e përfaqësimit nga Kombëtarja shqiptare. Pas përfundimit të ndeshjes me Moldavinë, në dhomën e zhveshjes së skuadrës kombëtare shqiptare ka shpërthyer festa. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet atmosfera e zjarrtë mes kuqezinjve të cilët këndojnë e kërcejnë me këngë patriotike.