Puna për rindërtimin e ish-godinës së ATSH në Bulevardin “Zogu I” po vijon, pas shembjes si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet dhe tha se gjatë procesit të rindërtimit godina do të ruajë disa elementë identifikues.