Normaliteti i qarkullimit në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas zgjati vetëm pak orë, pasi këtë pasdite u kthye sërish trafiku i rënduar. Sikurse duket nga pamjet, për shkak të ngricave dhe shumë automjeteve në rrugë, mijëra pasagjerë që kthehen nga Përrenjasi apo Librazhdi në drejtim të Elbasanit, kanë mbetur të bllokuar.