Top Channel/ Rikthehet shpresa për të mbijetuar,gjendet një person i gjallë pas 146 orësh në rrënoja
11/02/2023 18:50

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur një person të gjallë pas 146 orësh nën rrënojat e banesave në qytetin Antakya të Turqisë. Ende nuk dihet se si është gjendja e të mbijetuarit, por pas kaq shumë orësh ka arritur të qëndrojë gjallë. Shumë persona ndodhen nën rrënoja, teksa shpresa për të gjetur të mbijetuar nuk është shuar nga ekipet, të cilët vazhdojnë punën intensive pa ndalur. Ekipi i Top Channel që ndodhet në Turqi duke monitoruar situatën nga afër, raporton se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në një godinë të shkatërruar totalisht. Teksa situata po rëndohet akoma më shumë, ekipet ndodhen në luftë me kohën për të gjetur ende jetë nën rrënojat e frikshme të banesave. Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit, numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka arritur në mbi 25 mijë. Ende rreth 80 mijë persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona kanë mbetur pa shtëpi. Në orët e para të mëngjesit gjithçka u shkatërrua, ndërsa që prej asaj dite shumë prej tyre mbetën të bllokuar në mijëra banesat e shkatërruara. Në 10 provincat e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme e cila do të zgjasë për tre muaj.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB