Ende pa zbardhur mirë dita e sotme, bombat e avionëve rusë shkundën qetësinë e Kievit dhe disa qyteteve të tjera të mëdha në Ukrainë, ku raportohen të paktën 3 vdekje e 11 të plagosur. Dy nga të vdekurit sipas presidentit Volodymyr Zelensky ishin në kryeqytet, ndërsa i treti në qytetin jugor të Mikolaivit.