Lucia di Lamermoor e kompozitorit Gaetano Donizetti rikthehet pas 16 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Baletit, me një koncept origjinal nga regjisorja Ada Gurra, me skenografi dhe kostumografi të re. Historia tronditëse e Lucias ndërthur dashurinë e ndaluar, tradhtinë dhe betejën për liri. Një grua e pavarur që luftonte kundër shoqërisë patriarkale e që humbi toruan sepse nuk i nënshtrohej dot rregullave të kohës.