E shtuna e kësaj jave të jetë plot të papritura në Big brother VIP, spektaklin që vetëm thyen rekorde në vende. Në promon e publikuar në faqen zyrtare të BBV shkruhet “Rikthehet Egli”, ndërsa shoqërohet me pamje të ish-banores në rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Egli Tako u detyrua të linte garën për shkaqe shëndetësore, pas një rrugëtimi të gjatë në shtëpinë më famshme në Shqipëri.