Tensionet u fashitën, por nuk u zhdukën në Malin e Zi ku qindra vetë protestuan para qeverisë në Podgoricë kundër dhunës policore dhe vendimit të autoriteteve për të regjistruar Manastirin e Cetinës si pronë të Kishës Ortodokse Serbe. Organizatorët e protestës thanë se zëvendës kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do t’i dorëzohen dëshmitë për dhunën e ushtruar nga policia e shtetit me 5 shtator, gjatë shugurimit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.