Pas reshjeve të dendura të shiut në Bulqizë, në një lartësi rreth 700 metra mbi nivelin e detit, gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm janë shoqëruar edhe me reshje dëbore. Temperaturat e ulëta, që shpesh zbresin nën zero gradë Celsius, kanë krijuar kushte të favorshme për rikthimin dhe qëndrueshmërinë e borës në zonë.