Atë që Gjermania e diskuton prej disa ditësh, Republika Çeke dhe Polonia e vunë në jetë: Dy vendet kanë vendosur ashpërsimin e kontrolleve në kufijtë e tyre me Sllovakinë, me arsyetimin të pengojnë flukset e paligjshme të emigrantëve dhe të vështirësojnë punën e kontrabandistëve. Kontrollet e përforcuara do të nisin nesër për një periudhë fillestare prej dhjetë ditësh.