23 vite pasi drejtësia foli me vendim të formës së prerë mbi masakrën e Urës Vajgurore në të cilën u vranë katër efektivë policie dhe u plagosën dy të tjerë, Gjykata e Lartë ktheu në gjykatë dosjen e 1997-ës. Por nga nëntë të dënuar të përjetshëm vetëm njëri prej tyre do të rigjykohet pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar.