Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Ballkan, duket se injektoi energjie të re në përpjekjet për të vënë në lëvizje dialogun e ngecur mes Kosovës dhe Serbisë. Palët po lëvizin, dhe sipas të ngarkuarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak javën e ardhshme pritet edhe një marrëveshje me rëndësi në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.