Zjarri në malin e fshatit Dukat është riaktivizuar sërish. Për ta mbajtur nën kontroll dhjetë punonjës së zjarrfikëseve janë ngjitur malit në orët e para të ditës , pra rreth 4 të mëngjesit pasi për të shkuar tek faqja e malit duhen të paktën tre orë. Është e pamundur të fiket zjarri me mjete rrethanore , sipas zjarrfikëseve duhet ndërhyrë nga ajri duke hedhur ujë. Zjarri ka pesë dite që fiket dhe sërish ndizet , kjo vatër mund të rrezikojë dhe pyjet përreth.