Në fushatën kundër kanabisit për vitin 2023 janë asgjësuar 300 mijë bimë të kësaj lënde narkotike të kultivuar në mënyrë të paligjshme në territorin tonë. Rezultatet u bënë të ditura në një takim të përbashkët të policisë shqiptare dhe asaj italiane, ndërsa të pranishëm ishin ministri i brendshëm Taulant Balla, ambasadori italian Bucci, drejtues të misionit të Guardia di Finanza-s, zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit.