Rezultati i zgjedhjeve në Suedi ka qenë shumë i ngushtë për të shpallur rezultatin, pohoi kryeministrja Magdalena Andersson. Në sondazhe fillimisht qe parashikuar fitorja e koalicionit të krahut të majtë në pushtet – por rezultatet më vonë treguan se në fakt, situata mund të përmbyset duke i dhuruar fitoren bllokut të djathtë.