Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist dorëzoi në kuvend paraditen e të enjtes, projekt rezolutën për Srebrenicën, të cilën Sali Berisha dhe deputetët e tij u munduan pa sukses t’ja çonin kuvendit. Fillimisht ishin deputetët e Berishës ata të cilët, dy muaj më parë, tentuan të fusin në rendin e ditës rezolutën e tyre por u rrëzua në konferencën e kryetarëve.