Ukraina pretendon se ka vrarë e kapur 800 trupa ruse, se ka shkatërruar 30 tanke dhe ka rrëzuar shtatë avionë luftarakë, ndërsa vazhdon t`i bëjë rezistencë avansimit të ushtarëve të Moskës. Ministria ukrainase e mbrojtjes lëshoi një vlerësim pozitiv të luftimeve të ditës së pare, në mesin e frikës se kryeqyteti, ku rusët kanë shkelur tashmë, mund të bjerë.