Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë diskutuar një plan ambicioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë brenda muajit mars, por burime të afërta me negociatat paralajmërojnë se ky afat kohor mund të mos realizohet, për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi çështjen më delikate: territorin. Kështu raporton agjencia Reuters, duke iu referuar tre burimeve të informuara mbi zhvillimet.