Të prekësh të padukshmen është ekspozita retrospektivë e piktorit Bujar Luca, që qëndron i hapur për publikun në Galerinë COD. I lindur në Tiranë, në vitin 1954, ai diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, në vitin 1978. Që në kohën kur ishte student, etja e tij për t’u përfshirë në art e shpie shpejt në kontradiktë me profesorët e tij dhe pikturën e realizmit socialist.