Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimi i përrenjve kanë krijuar probleme pasditen e sotme në fshatin Bardhaj në Shkodër. Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se kanali kryesor doli mbi rrugë për shkak të prurjeve, ndërsa vërshimi i ujërave përmbyti tokat bujqësore. Në dhjetëra shtëpi kishte prani uji në oborre. Banorët tregojnë për problemet e shkaktuara. Ndërhyrja e Bashkisë Shkodër solli normalizimin e situatës në kanalin kryesor dhe në rrugë, ndërsa bëhet apel për mbajtjen hapur të tij nga banorët dhe të mos hidhen mbetje në të.