Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar pa ndërprerje që nga dita e djeshme, për pasojë janë dëmtuar rrugët auto-rurale dhe nacionale duke i bërë pothuajse të pakalueshme. Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, konkretisht rruga nacionale auto Qafe-Mali-Fierzë është e pa kalueshme për shkak të rënies së dherave dhe rrëshqitjes se aluvioneve. Gjithashtu të gjitha rrugët rurale në njësitë Fierz, Blerim dhe Iballë janë të dëmtuara, thuajse të pakalueshme. Njëkohësisht këtu kemi shkëputjen e energjisë elektrike.