Në orët e para të mëngjesit, në qarkun e Elbasanit kanë filluar reshjet e dëborës dhe në disa akse rrugore, trashësia shkon 4 deri në 5 cm. Bëhet fjalë për Elbasan-Gjinar, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal. Mjetet e firmave kontraktuese kanë bërë pastrimin dhe kriposjen ndërsa qarkullimi nuk është ndërprerë.