Muaji Shkurt ka nisur me reshje shiu dhe dëbore në disa qarqe të vendit tonë. Në pamje duket se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Java e parë do të jetë e ftohtë, por jo ai lloj i ftohti polar që përjetuam në fundin e janarit.