Reshje të dendura kanë përfshirë edhe Jugun e vendit. Vetëm gjatë natës së kaluar, sasia e reshjeve në Gjirokastër ishte rreth 6 mm ndërsa aktualisht moti vijon të jetë me reshje. Akset kombëtare megjithatë janë të lira dhe sasia e ujërave në lumenjtë Drino e Vjosa është ende jo problematike edhe për shkak të thatësirës së gjatë të verës.