Ulja e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në njësinë administrative të Kelmendit, në Malësinë e Madhe. Për pasojë, lëvizja është e vështirë në Qafën e Bërdelecit, ndërsa në pikën turistike të Lëpushës, dëbora ka arritur në mbi 60 centimetër.