Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit ka vështirësuar qarkullimin tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në këtë segment dhe të mos lëvizin me shpejtësi.