Gjatë natës, qarku i Kukësit është përfshirë nga mot i keq, i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në lartësitë mbi 900 metra është shënuar prezencë e rënies së dëborës. Reshjet kanë zbardhur disa fshatra në njësitë administrative Arrën, Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojanë, Zapot dhe Shishtavec, si dhe zonat e Lekbibajt dhe Luginën e Valbonës në Tropojë.